Aktualitet

Dy aksidente brenda pak minutash në Vorë/ 4 të plagosur, mes tyre një foshnjë 2-muajshe

1 Korrik 2020, 11:18 Nga DOSJA
Dy aksidente brenda pak minutash në Vorë/ 4 të plagosur, mes tyre

VORË- Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme në Vorë. Policia njofton se në aksidentin parë janë përplasur 2 automjete, ku është plagosur një nga shoferët. Ndërsa, në aksidentin e dytë, pas përplasjes së 2 mjeteve ka mbetur i plagosur një nga shoferët, një pasagjere dhe një foshnjë 2-muajsh.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:31, në Vore, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 të plagosur në vorë aksident ne vore 4 të plagosur në vorë aksident ne vore

Sondazh

Poll