Bota

“I nxitëm ne!”/ Nis lëvizja për liberalizmin e vizave për Kosovën, Richard Grenell: Më në fund! Jemi të lumtur

30 Qershor 2020, 17:47 Nga DOSJA
“I nxitëm ne!”/ Nis lëvizja për liberalizmin e vizave

SHBA- Emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me kërkesën që një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel për liberalizimin e vizave.

Me anë të një statusi në Twitter, Grenell shkruan se ky është një lajm i mirë për Kosovën, duke marrë edhe meritat për nismën. Në statusin e tij, i dërguari i SHBA-së, se ishin lëvizjet e Amerikës ato që kanë nxitur veprimet e evropianëve.

“Më në fund, ky është një lajm i mirëseardhur. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka shkruar Grenell.

Finally. This is welcomed news even if for only some targeted business industries.

The US focus on economic normalization has motivated action from the Europeans. And we are happy to see them taking the lead. https://t.co/o1YeSfEfuA

— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 30, 2020

Kujtojmë se disa kohë më parë Richard Grenell u përfshi në një debat publik me Viola von Cramon, të cilës i kërkonte që të bënte punën e saj në mënyrë që Kosovës t’i liberalizoheshin vizat. Asokohe nuk mungoi edhe përgjigjia e saj, por tanimë ajo është përfshirë grupit të eurodeputetëve.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota liberalizimi i vizave ne koosve richard grenell liberalizimi i vizave ne koosve richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 17:17

Një picë me simbolin nazist

Kur Misty Laska në Middleburg Heights të Ohajos hapi kutinë prej kartoni me picën brenda, gjëja e parë që vuri re ishte se pica nuk ishte e prerë.Pastaj ajo dhe...