Art&Argëtim

“Dua synon të jetë si ajo”, menaxheri i këngëtares shqiptare zbulon se Dua Lipa kërkon një bashkëpunim me Madonna-n

30 Qershor 2020, 16:59 Nga DOSJA
“Dua synon të jetë si ajo”, menaxheri i

AMERIKË- Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të.

I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.

Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.

Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.

Nëse ky bashkëpunim realizohet do jetë një ndër më të komentuarit dhe ai që do mbahet mend për shumë gjatë nga njerëzit.

“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bashkepunim dua lipa madonna bashkepunim dua lipa madonna

Sondazh

Poll