Aktualitet

Zhduket prej dy ditësh 80-vjeçarja në Tiranë/ Familjarët apel për ndihmë: Është e sëmurë nga skleroza, ju lutem na nd

30 Qershor 2020, 21:03 Nga DOSJA
Zhduket prej dy ditësh 80-vjeçarja në Tiranë/

TIRANË- Një  80 vjeçare e cila banonte në rrugën “5 Maji” është zhdukur që prej dy ditësh. E moshuara  e identifikuar si Drita Shkëmbi, është larguar nga shtëpia e saj paraditen e djeshme dhe duke iu thënë familjarëve se do të shkojë për të marrë pensionin.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët ku menjëherë i janë drejtuar policisë por edhe vetë kanë nisur kërkimet . Familjarët kanë njoftuar se e moshuara mund të ketë ngatërruar rrugën pasi vuante nga skleroza.

 “Ka ikur dje paradite. Na tha do shkoj të marr pensionin por nuk u kthye më. Jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Ju lutem na ndihmoni ta gjejmë”, shprehen familjarët.

Po ashtu familjarët kanë bërë apel për ndihmë dhe kush mund të ketë  ndonjë informacion mund të kontaktojë nipin e të moshuarës në këtë numër telefoni +355686691584.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita shkëmbi drita shkëmbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 20:00

TIRANË– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ngritur pikëpyetje lidhur me ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi prej koronavirusit. Dasho i k...