Aktualitet

Sherr masiv mes disa personave në Elbasan, përplasen edhe me policinë, disa prej tyre dërgohen në spital

30 Qershor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Sherr masiv mes disa personave në Elbasan, përplasen edhe me

ELBASAN– Një sherr masiv është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Mësohet se rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli, kanë zbritur nga dy mjete me xhama të zinj dhe kanë sulmuar një grup tjetër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Elbasanit dhe kanë shoqëruar një numër të lartë personash të përfshirë në sherr. Fillimisht, të rinjtë që po konfliktoheshin kanë tentuar të dhunojnë dhe efektivët.

Ndërsa banorët e lagjes kanë dëshmuar se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por deri më tani spitali i qytetit nuk konfirmon për persona të plagosur me armë zjarri por vetëm me sende të forta.

Ndërkohë deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë detaj lidhur me identitetin e këtyre dy grupeve që janë përplasur dhe shkakun që ka sjellë sherrin masiv. 

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan sherr masiv ne elbasan elbasan sherr masiv ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 20:00

TIRANË– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ngritur pikëpyetje lidhur me ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi prej koronavirusit. Dasho i k...