Bota

Kthehen në kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike, India ndalon përodrimin e disa aplikacioneve

30 Qershor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Kthehen në kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e

INDI- Ditën e djeshme në Indi janë bllokuar dhjetëra aplikacione kineze kun ë mesin e tyre është edhe aplikacioni që së fundmi është përdorur shumë. Mediat e huaja kanë bërë me dije se pretendohet se aplikacionet përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike indiane.

Ndërkohë  ministria e Elektronikës, është shprehur se  ky vendim është marrë pas disa ankesave për këto aplikacione që janë të disponueshme në të dyja platformat iOS dhe Android ‘për vjedhje dhe përdorim të paautorizuar të të dhënave të përdoruesve“.

“Në funksion të informacionit të disponueshëm, aplikacionet janë të angazhuar në aktivitete që janë kërcënuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen, sigurinë dhe rendin publik të shtetit“, thuhet në deklaratën e ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë.

TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është një nga aplikacionet më të përdorur në botë dhe tashmë ka hyrë në më shumë se 150 tregje global. Aplikacioni ka të paktën 200 milion përdorues në Indi, me rreth 120 milion përdorues aktivë mujorë.

Burimi:indianexpress.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi tik-tok indi tik-tok

Sondazh

Poll