Politike

Përfundon vizitën në Kosovë, Rama: Jam këtu në funksion të nevojës kombëtare, ka ndodhur diçka e rëndë dhe e padrejt

30 Qershor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Përfundon vizitën në Kosovë, Rama: Jam këtu në

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat pas përmbylljes së vizitës në Kosovë. Në dekleratën e tij, Rama ka treguar detaje nga vizita dhe nga bisedat që ka zhvilluar me liderët politik në vend.

Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funsksion të një nevoje kombetare, për t’i dhënë një mbështejte të plotë dhe të gjithë përfaqësuesve politik, në kushtet kur e dimë të gjithë që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

 Për dy dekada në Kosovë, procesi për vënien e drejtësisë për krimet e luftës, është zhvilluar si një proces i pandashëm me shtetforimimin, pajtimin dhe integrimit”, tha Rama.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove

Sondazh

Poll