Art&Argëtim

Menduam se ‘braktisi’ muzikën, një muaj pas lindjes këngëtarja i ‘përvishet’ punës

4 Prill 2019, 08:42 Nga DOSJA
Menduam se ‘braktisi’ muzikën, një muaj pas lindjes

Këngëtarja, Anjeza Shahini vetëm para pak kohësh u bë nënë e një vajze dhe lajmin e ndau me ndjekësit në një ditë të shënuar, për 8 mars.

Ajo po jeton jashtë Shqipërsië bashkë me familjen e saj, dhe për një kohë të gjatë nuk e pamë të angazhohej në muzikë.

Por një video e publikuar nga një ‘nxënëse’ e Anjeza Shahinit na tregon se këngëtarja jo vetëm që se ka lënë  muzikën, por vetëm një muaj pas lindjes i është përveshur punës, ku po realizon kurse më nxënës që duan të përmirësojnë vokalin.

“ ‘I just wanna make love to you’, një tjetër copëz nga mësimet me këtë njeri të mrekullueshëm”,-shkruan vajza që po merr leksione nga Anjeza Shahini.

Këngëtarja e ka shpërndarë këtë postimin në profilin e saj në Instagram, e lumtur për këtë vlerësim.

“Eshtë një kënaqësi absolute të punosh me ty dashuri. Faleminderit për vlerësimin”,-shkruan këngëtarja përbri videos së postuar.

Me sa duket pasioni për muzikën është i pashmangshëm dhe Anjeza Shahini nuk ka pritur muajin, pas lindjes së vajzës, për të filluar me punën nga shtëpia!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anjeza shahini këngëtare një muaj pas lindjes punë anjeza shahini këngëtare një muaj pas lindjes punë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Prill 2019, 08:21

‘Burrë tirons apo kosovar’, ja kë zgjedh Fifi

Fifi është nga ato këngëtaret që ka spikatur shumë që pas bashkëpunimit me djemt e Thre Dots ku në krye është Flori Mumajesi. Kohët e fundit zërat kanë përfolur...