Art&Argëtim

Aktor shqiptar që s’do ishte aspak i famshëm sot për shkak të një… dhëmbi

4 Prill 2019, 05:49 Nga DOSJA
Aktor shqiptar që s’do ishte aspak i famshëm sot për shkak

Tiranë- Ndoshta në jetë një detaj në pamjen tonë mund të na bëjë të famshëm dhe jeta jonë të marrë një tjetër rrjedhë. 

Në emisionin “Soiree” në Top Channel  dje ishin të ftuar një sërë aktorësh të njohur që janë bërë të famshëm me filmat shqiptarë. 

Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj (Beni Ecën Vetë), Donald Kokona (Taulanti kërkon një motër), Manjola Begolli (Rudina e 2 Herë Mat) e të tjerë ishin disa nga të ftuarit e në këtë emision. 

Aktori  Herion Mustafaraj, teksa po tregonte eksperiencën e tij në “Beni Ecën Vetë”,  rrëfeu se si roli i Benit mund t’i ishte hequr po të mos ishte për mungesën e dy dhëmbëve të Genci Moshos, kandidatit tjetër për rolin.

“Genci, po të mos kishte humbur një dhëmb do të ishte ai që do e luante rolin e Benit”, – ka thënë Herioni.

Ndërkohë vetë aktori pretendent ka treguar: “Mua më ra një nga dhëmbët e parë sepse isha në shkollë fillore dhe po më ndërroheshin. Punë fati. Dhe flisja me TH dhe më tha teta Xhano (Xhanfize Keko) lëviz se do të gjejmë dikë tjetër!”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture filmi beni ecën vetë genci mosho herion mustafaraj filmi beni ecën vetë genci mosho herion mustafaraj

Sondazh

Poll