Art&Argëtim

Baza e Gjadrit, Shqipëria nxjerr në shitje avionët ushtarakë të kohës së komunizmit

4 Prill 2019, 07:03 Nga DOSJA
Baza e Gjadrit, Shqipëria nxjerr në shitje avionët ushtarakë

Në një kodër në Shqipërinë e Veriut qëndron një portë për të kaluarën komuniste të vendit: një derë çeliku masive hapet për të zbuluar një bazë të fshehur nëpër tunele në zemër të malit.

Baza ajrore e fshehtë në Gjadër tani është kthyer në një depo për dhjetëra avionë MiG të periudhës komuniste që gjithçka bëjnë është të mbledhin pluhur në errësirë.

Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare ende po përpiqen të shesin avionët sovjetikë dhe kinezë.

“Përafrimi i pajisjeve tona dhe armëve tona me standardet e NATO-s është pjesë e “kapitullit të ri” të Shqipërisë me Aleancën, në të cilën u bashkua më 2009,”- shprehet shefi i ushtrisë, Bardhyl Kollcaku.

Teksa futesh në bazë një tabelë shkruan: “Kujdes! Vendosni dokumentet në dosjet e tyre dhe dorëzoini ato në zyrën e administratës sekrete përpara se të largoheni nga vendi i punës “.

Në vazhdimin e bisedës me shef Kollcakun, ai thotë se përveç disa avionëve që do të mbahen në muze, pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit të brendshëm për shitje ose përdorim tjetër.

Kur Shqipëria diskutoi për herë të parë shitjen e MiG-save në vitin 2016, kërkesa të shumta erdhën nga Muzeu Ajror ​​në Francë, si dhe nga një shkollë fluturimi në Gjermani.

Megjithatë, asnjë shitje nuk është përfunduar deri më sot pasi dokumentat ligjore po poengojnë procesin. Përveç shkollave dhe muzeve, edhe individë janë vendosur gjithashtu në listën e pritjes për të blerë një avion. Një ndër ta është edhe biznesmenin francez Julien Roche me bazë në Shqipëri, i cili planifikon të instalojë avionin në kopshtin e tij.

Nuk është kaq e lehtë për të marrë këtë lloj avioni tani, sepse të gjitha ato janë shkatërruar kryesisht, jo të ruajtura siç janë në Shqipëri,” i tha ai AFP, nga një shtëpi e mbushur me artikuj të çuditshëm.

BAZA E MBYLLUR 

Ashtu si 7,000 bunkerët e ndërtuar për të siguruar vendin edhe baza e fshehtë e Gjadrit ishte pjesë e planit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha për të forcuar shtetin e tij nga frika e pushtimet e huaja që kurrë nuk ndodhën. Më shumë se 600 ushtarakë punonin brenda labirintit dhe të tuneleve të mbyllura pas viteve 2000. Avionët ushtarakë që fluturuan mbi qiellin shqiptar pas vitit 2000 përdorën baza të tjera ushtarake. Por pas hapjes së tuneleve të errëta dhe me lagështirë, komandanti aktual i bazës Fatmir Danaj pranon se avionët e vjetër i ngjallin nostalgji.

“Kënaqësia e fluturimit dhe e punës në këtë bazë ishte e paimagjinueshme,” tha 52-vjeçari Danaj.

Teksa flet për AFP-në, Danaj thotë se ende ëndërron të shohë Gjadrin të kthyer në lavdinë e tij të dikurshme.

“Baza mund të shërbejë si një muze, por gjithashtu edhe me infrastrukturën modern dhe me sistemin e tij të tunelit, mund të jetë funksional përsëri dhe t’i shërbejë NATO-s”, tha ai.

Marrë nga AFP

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur baza e gjadrit komunizmi baza e gjadrit komunizmi

Sondazh

Poll