Bota

Vaksina kundër Covid-19/KE premton 4,9 miliardë euro shtesë për zhvillimin e saj

29 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Vaksina kundër Covid-19/KE premton 4,9 miliardë euro shtesë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ditën e sotme  ka njoftuar se një  fond prej 4,9 miliardë eurosh do të jepet për vaksinën, testet dhe trajtimet e mundshme të koronavirusit.

“Ne do t’i japim fund kësaj pandemie, atëherë kur bota të ketë zhvilluar vaksinën e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë pa asnjë përjashtim”, deklaroi ajo

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se samiti online ‘Global Goal, Unite for our Future’, i organizuar nga Komisioni Europian dhe ‘Global Citizen’ kanë arritur të mbledhin  6,15 miliardë euro fonde shtesë për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave për të luftuar pandemisë që ka gjunjëzuar botën.

Po ashtu personat që morë marrë pjesë në samitin online  u zotuan të ndihmojnë komunitetet që janë goditur më shumë nga pandemia, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Kemi arritur një shumë të jashtëzakonshme, dhe kjo falë të gjithëve,” theksoi  Von der

Burimi:.euroneës.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote ursula von der leyen koronavirusi ne bote ursula von der leyen

Sondazh

Poll