Bota

Aktakuza ndaj Thaçit/ Hoti për dorëheqjen e Presidentit: Kemi krijuar kulturë dhe maturi

29 Qershor 2020, 13:21 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit/ Hoti për dorëheqjen e Presidentit: Kemi

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme përmes një konference për mediat ka folur për çështjen e Presidentit Thaçi dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E teksa është pyetur nëse do të bashkëpunojë me PDK-në për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nëse Thaçi jep dorëheqjen, Hoti është shprehur se në çdo lloj situate, duhet të veprohet me dinjitet.

Besoj se pas gjithë këtyre viteve kemi krijuar një kulturë dhe maturi institucionale. Me secilat situata që përballemi, do të reagojmë me dinjitet, karshi zhvillimeve që do të ndodhin.”- është shprehur Hoti.

Më tej ai është pyetur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, për të cilat po instiston Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë.”- ka thënë Hoti.

Kjo konferencë për shtyp e kryeministrit Hoti vjen pas takimit të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me koronavirus, duke theksuar  se situata me pandeminë është prioritet i kësaj qeverie.

“Dedikimi maskimal deri tani i kësaj qeverie ka qenë situata me pandeminë Covid 19. Nuk ka prioritet tjetër përveç pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.”përfundoi kryeministri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aktakuza ndaj thaçit avdullah hoti hashim thaçi nën akuze aktakuza ndaj thaçit avdullah hoti hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 09:45

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

SERBI-Kjo është shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj pe...