Bota

Kriza e Covid-19/ Gjermania ndalon fluksin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor

29 Qershor 2020, 13:44 Nga DOSJA
Kriza e Covid-19/ Gjermania ndalon fluksin e punëtorëve nga Ballkani

GJERMANI–  Emigracioni është një ndër rrugët e vetme që shqiptarët por jo  vetëm,  ja kanë dalë të mbijetojnë e të fitojnë të ardhura, në një kohë që atdheu i tyre nuk ju mundëson një jetë të mirë.

Kështu prej dekadash mijëra qytetarë shqiptarë kanë emigruar në shtetet e huaja, Itali, Greqi, Francë, Britani e Gjermani për të siguruar një jetesë më të mirë. Sot kur kanë kaluar mbi 4 muaj që bota është izoluar si shkak i përhapjes së pandemisë edhe shumë vende pune janë mbyllur.

Sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar se për shkak të rritjes së papunësisë në krizën koronavirus, CDU/CSU në Qeverinë e Gjermanisë synon të zvogëlojë emigracionin nga tani e në vazhdim të punës bazuar në një vendim të vitit 2016 mbi përfitimet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Grupet e punës të fraksionit qeverisës kanë rënë dakord të zgjasin përfitimet, të cilat skadojnë në fund të vitit, për dy vjet, por ata gjithashtu ranë dakord për të ulur mundësinë që forca e pakualifikuar mund t’i përdorë ato.

Ndërkohë rregulli për punëtorët nga Ballkani Perëndimor u prezantua pesë vjet më parë pasi autoritetet në rajon e listuan atë si një ‘vend të sigurt të origjinës’  me qëllim të zvogëlimit të imigracionit masiv përmes sistemit të azilit.

Kujtojmë se në vitet e fundit me qindra të rinj dhe familje shqiptare emigruan drejtë Gjermanisë, ku një pjesë e tyre nuk u kthyen por punojnë dhe jeton në shtetin gjerman.  Ndërkohë ky vendim për ndalimin e punëtorëve nga Ballkani do të kufizojë shumë shqiptarë të tjerë që mund të punonin atje

Burimi: ekapija.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 09:45

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

SERBI-Kjo është shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj pe...