Bota

Covid-19 në Kosovë/ Hoti: Mos mbajtja e maskave përbën vepër penale

29 Qershor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Covid-19 në Kosovë/ Hoti: Mos mbajtja e maskave përbën

KOSOVË–  D itën e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth situatës së pandemisë në vend, duke u bërë thirrje qytetarëve se mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Më tej ai ka shtuar se çdo kush që nuk mban maskën në fytyrë kur është në ecje, kur ndodhet në autobuz apo në çdo ambient tjetër është fajtor i një vepre penale.

“Masat janë të thjeshta, shumë të qarta, maskat, distanca dhe larja e duarve, jemi të obligueshëm të gjithë t’i marrim këto masa, kur ecim, kur hipim në autobus. Çdo kush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale, sepse rrezikon shëndetin e vet, jetën e vet dhe shëndetin e të tjerëve. Stafi mjekësor është duke bërë maksimumin, 8% e të infektuarve janë mjekë, sepse ata janë vija e parë e frontit. Situata është nën kontroll, nën kontroll të brishtë, duhet të menaxhojmë situatën. Inspektorët do të jenë 24 orë, nëse nuk vendosni maskë, do të dënoheni.”- u shpreh Hoti.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 09:45

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

SERBI-Kjo është shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj pe...