Bota

Covid-19 gjunjëzon SHBA-në/ 45 milionë qytetarë humbin punën pas izolimit të pandemisë

29 Qershor 2020, 12:47 Nga DOSJA
Covid-19 gjunjëzon SHBA-në/ 45 milionë qytetarë humbin

SHBA– Koronavirusi ka ndryshuar jetën për miliarda njerëz në mbarë botën, pasi rregullat e forta për të frenuar pandeminë nuk do të hiqen edhe për një kohë të gjatë.

Në këtë mënyrë mbyllja e shumë bizneseve dhe kompanive ka shkaktuar rritjen e papunësisë. Sipas mediave të huaja të paktën  45 milionë njerëz kanë humbur punën pas izolimit të Covid-19.

Ndërkohë nga ana tjetër të gjendur në këtë situatë miliarderët fituan 584 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

SHBA një ndër vendet që është goditur më rëndë nga pandemia Covid-19, popullata është në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, ndërsa njerëzit e pasur shtuan pasurinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në bazë të të dhënave zyrtare, në vendin i cili po përjeton një prej periudhave të vështira ekonomike që nga “Depresioni i Madh”, raportohet që prej fillimit të  pandemisë së koronavirusit  e deri tani në vend kanë mbetur pa punë 45 milionë njerëz.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 09:45

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

SERBI-Kjo është shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj pe...