Florjan Binaj ndan lajmin e mirë: COVIDI më la, faleminderit ata që më ndenjën pranë… nga Instagrami
29 Qershor 2020, 11:16Nga DOSJA
TIRANË- Dosja.alraportoi mëngjesin e kësaj të hëne, se aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj, ka mundur koronavirusin. Në analizat e kryera dje nga ISHP, Binaj e ka kaluar tashmë COVID-19, dhe këtë e pranon edhe vetë.
Në një postim në Instastory, Binaj ka falenderuar të gjithë njerëzit që i kanë qendruar pranë edhe pse në distancë, gjatë izolimit të tij në shtëpi prej 14 ditësh.
‘Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.
Lajmi se Florjan Binaj u infektua me koronavirus u bë publik disa ditë më parë, dhe vetë aktori nuk ngurroi që ta pranonte infektimin përmes rrjeteve sociale. Ai tha se ishte pa sipmtoma dhe se dyshonte se ishte infektuar në plazh. Gjatë periudhës së izolimit prej 14 ditësh, të cilin Binaj e ka kaluar në shtëpi, nuk ka munguar në numrat e humorit në “Portokalli”, me lidhje online (direkte) nga shtëpia.
(k.a;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Tenori Agim Hushi ende nuk e ka harruar mënyrën sesi humbi kur garoi për t’u përfshirë në politikë në Shqipëri. Pas largimit përgjithmonë nga...
TIRANË– Vitet 1960 konsiderohen zakonisht si një periudhë, në të cilën jeta e rinisë amerikane (dhe deri diku jeta e një pjese të rinisë në vendet e Europë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Muzeun Kombëtar Historik, ku po zhvillohen homazhet për nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim...
VLORË- Çifti Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, po kalojnë pushimet vetëm në jug të Shqipërisë. Të dy shoqërohen edhe nga djali i Jonidës, Dani, ndërsa...
TIRANË-Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shk...
TIRANË– Sipas raportit të Ministrit të Punëve të Brendshme, nga 2847 shtetas të huaj të ardhur si turistë në Shqipëri në periudhën korrik-gusht të vitit 19...
TIRANË- Pas vrasjes, më 12 shtator të vitit 1998, të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, akuzat, kryesisht politike, në drejtim të Shërbimit In...