Art&Argëtim

Meta në homazhet për mjeshtrin e valles popullore, Besim Zekthi: Uroj që të rinjtë të ndjekin shembullin e tij

29 Qershor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Meta në homazhet për mjeshtrin e valles popullore, Besim Zekthi: Uroj

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Muzeun Kombëtar Historik, ku po zhvillohen homazhet për nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.

Në fjalën e tij për mediat, Meta theksoi se ai ishte një njeri që i dha një vend të nderuar Shqipërisë në skenat europiane dhe botërore. Presidenti uroi që të rinjtë të ndjekin shembullin e tij.

Për gati gjashtë dekada ishte një simbol i kulturës dhe krenarisë kombëtare. Një artist, i cili diti t’i japë krenari dhe dinjitet vendit të tij. I dha një vend të jashtëzakonshëm Shqipërisë, në skenat europiane dhe botërore edhe në momentet më të vështira. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Uroj që të rinjtë të frymëzohen nga personaliteti i tij dhe gjithçka që ai krijoi me sakrifica. Është një trashëgimi kulturore,”- tha Meta ndër të tjera.

Homazhet kanë nisur në orën 11:00 dhe do të vijojnë deri në 12:45. Miq, të afërm dhe familjarë janë duke i bërë nderimet e fundit Besim Zekthit.

Besim Zekthi është i njohur nga të gjithë, pasi ka dhënë një kontribut të madh si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve.  Gjatë karrierës së tij ai mori edhe dy titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme.  Teatri i Operas dhe i Baletit njoftoi për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin nderi i kombit. Artisti i njohur humbi jetën në moshën 84-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir meta vdes besim zekthi ilir meta vdes besim zekthi

Sondazh

Poll