Art&Argëtim

“Friends”/ Historia e Matthew Perry në serialin më të famshëm të të gjitha kohërave, që mbërtheu para ekran

29 Qershor 2020, 09:21 Nga DOSJA
“Friends”/ Historia e Matthew Perry në serialin më të

SHBA– “FRIENDS” është një ndër serialet më të ndjekura në mbarë botën, ku emra të njohur të kinematografisë amerikane njihen ende sot nga rolet e tyre pikërisht në atë serial të famshëm.

Jennifer Aniston, Matt LeBlanc  dhe një grup i madh  aktorësh kanë mbërthyer para ekranit me mijëra njerëz në mbarë botën, ku edhe sot  “FRIENDS” ka mbetur si një ndër serialet më të ndjekur dhe është mjaft popullor që frymëzon brezat e rinj për çdo vit.

Ende sot shikuesit janë akoma të fiksuar pas serialit dhe duan të mësojnë gjithçka munden rreth tij. Një nga aspektet më interesante të “Friends” është sesa të përfshirë ishin aktorët në çdo aspekt të personazhit që kishin, të rolit të tyre.

Në 1994, “Friends” debutuan në televizion, por nga ai moment për miliona njerëz bota nuk ishte më aspak e njëjtë. Me yjet, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Lisa Kudrow dhe Matthew Perry, “Friends” ishte grupi i të rinjve që jetonin në New York City. Seriali dokumentoi “luftën” e tyre romantike dhe profesionale ku nxorri në pah ndryshimet nëpër të cilat kalojnë shumë të rritur gjatë moshësë 20 apo 30-vjeçare.

“Friends”  u vlerësuan nga kritikët, por edhe nga vet publiku, prandaj u nominuar për shumë çmime gjatë transmetimit të serialit. Seriali u nominua për një çmim “Primetime Emmy”  dhe konsiderohet gjerësisht si një nga serialet më të mëdha televizive të të gjitha kohërave. Vetë aktorët u lidhën ngushtë me personazhet e tyre, dhe edhe pse të gjithë kanë shkuar për të portretizuar personazhe të tjerë si në filma ashtu edhe në televizion, puna e tyre sot  mbetet e njohur dhe e paharruar për gjithçka kanë bërë në serialin  ‘Friends’.

Një nga personazhet kryesore ishte Chandler Bing, i luajtur nga Perry. Një aktor mjaftë i mirë, Chandler ka një sens të mprehtë humori dhe ka një nivel të lartë zgjuarsie.

Përkundër kësaj, ai shpesh kishte fat të keq në marrëdhënie dhe lufton me efektet e edukimit të tij jokonvencional. Chandler u portretizua si i zgjuar dhe neurotik, megjithëse në fund të fundit ishte mjaft i dashur.

Njëra nga skenarët e gjatë të Chandler-it tregoi përfshirjen e tij me një grua të bezdisshme të quajtur Janice. Romancat e çuditshme të Chandler me Janice arritën të krijonin  edhe shumë momente  komike, derisa përfundimisht ai arriti një romancë me Monikën. Mikpritja e tyre dhe martesa e mëpasshme u bënë një nga pikat kryesore të serialit, ashtu si edhe pikat e komplotit që përfshinin dyshja që adoptonin binjakët.

Matthew Perry në rolin e Chandler

Roli i Perry si Chandler Bing ka qenë ndër rolet më të dashur për publikun  gjatë gjithë karrierës së tij. Perry, një aktor i realizuar, u shfaq në një numër të shfaqjeve të tjera televizive pasi “Friends” ndaloi transmetimin, ai u përfshi në disa role të reja. Perry gjithashtu ka shijuar një karrierë të fortë artistike,  por asgjë nuk ka qenë në gjendje të krahasohet me popullaritetin që ai fitoi si aktorit të kastit të serialit “Friends”.

Perry, së bashku me aktorët  e tjerë të kastit, patën një autonomi të mirë mbi çdo skenë në serialin  Friends.

Raportohet se ka qenë një skenar ku Chandler duhet të vizitonte një klub me meshkuj sepse i pëlqente vërtet sanduiçët që shërbenin atje. Perry jo vetëm që nuk e pëlqeu atë ide, por ai arriti të bindë prezantuesit  të heqë tërësisht këtë skenë të serialit.

Burimi: cheatsheet

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture friends matthew perry friends matthew perry

Sondazh

Poll