Art&Argëtim

VIDEO/ “Dy manushaqe në dorën time…”, Portokalli mbyll sezonin, kush është bjondina bukuroshe që i filmoi

29 Qershor 2020, 10:42 Nga DOSJA
VIDEO/ “Dy manushaqe në dorën time…”, Portokalli

TIRANË– Trupa simpatike e “Portokalli” ka mbyllur edhe për këtë vit sezonin e shfaqjeve të përjavshme në ekranin e Top Channel. Pavarësisht COVID-19, Portokalli ia doli sërish që të ishte pranë shikuesit, në një sezon të ngjeshur dhe plot me batuta.

Për të festuar sezonin e mbyllur e për të nisur zyrtarisht pushimet, aktorët janë mbledhur të gjithë për të festuar, ku spikatin dy drejtuesit Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu. Xhemi dhe Salsano si në ekran edhe në tavolinë nuk i ndahen njëri-tjetrit, ndërsa “operatori” i mbrëmjes është bërë aktorja bukuroshe Albana Perhati.

Perhati e njohur në skenë si “Bukra”, shihet teksa filmon grupin e Portokalli. Ata kanë zgjedhur që edhe në këtë mbrëmje të festojnë duke kënduar këngë tradicionale shqiptare. “Dy manushaqe në dorën time, ja zgjata njërën arbëreshës sime”, dëgjohen aktorët në video.

Nuk mungon as batuta e njërit prej tyre: 3 mijë lekë bileta këtu, 3 mijë lekë… për të gjithë klientët e restorantit që kanë parë shfaqje dje falas!

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim aktorët e portokallisë albana perhati aktorët e portokallisë albana perhati

Sondazh

Poll