Ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon gjetjet e raportit: Klima e biznesit është përkeqësuar, shifrat më të ulëta

29 Qershor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon gjetjet e raportit:

TIRANË– Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka deklaruar sot se klima e biznesit në Shqipëri ka pësuar rënie. Në fjalën e tij gjatë një konferencë, Jaço u shpreh se SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë.

Ai më tej lexoi gjetjet e një raporti, duke thënë se 68% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme.

Rezultatet nuk janë të mira ka rënie të indeksit me 5% që përbën uljen më të madhe të 8 viteve. Nga 43% në 2018 ka rënën në 38% në 2019. Luhatja e indeksit kategorizohet në një klimë e pafavorshme. 66% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme. Kemi 23 indikatorë që janë përkeqësuar (klima politike përbën indeksin më i ulët, klima e biznesit ka pësuar rënien më të madhe me 10%). Numri i anëtarëve që e shikojnë klimën në Shqiperi të pafavorshme është dyfishuar. Doganat dhe tatimet kanë pasur performacë të këndshme, pasi bashkëpunimi me bizneset amerikane ka qenë e mirë me 60%”, tha ai.

Sot paradite Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar një raport për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019. E pranishme në këtë konferencë ishte dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas anketimit të publikuar nga Dhoma Amerikane, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dhoma amerikane e tregtise enio jaço raporti i dhomes amerikane te tregtise dhoma amerikane e tregtise enio jaço raporti i dhomes amerikane te tregtise

Sondazh

Poll