Ekonomi

Taksa e sheshtë 9%/ Lulzim Basha nis ditën me plane ekonomike, prezanton planin e tij: Do të përfitojnë TË GJITHË!

28 Qershor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Taksa e sheshtë 9%/ Lulzim Basha nis ditën me plane ekonomike,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme duke shpjeguar planin e tij ekonomik, që sipas tij do të zbatojë kur të vijë në pushtet. Basha ka publikuar planin e ri të detajuar, ku sqarohet se do rikthehet taksa e sheshtë me 9% duke hequr atë progresive që është vendosur që prej ardhjes në pushtet të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës, qytetarët sot paguajnë 13% tatim mbi të ardhurat, duke përjashtuar ata që paguhen poshtë shumës prej 30 mijë lekësh të reja. Kreu i PD-së sqaron se me ardhjen në pushtet të partisë së tij, do të ruhet fasha përjashtuese prej 30 mijë lekësh të reja, por do të tatohet me 9% vetëm diferenca mbi këtë vlerë.

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%,”-shkruan Basha. 

Ndërkohë që postimit të tij i ka bashkangjitur një dokument (KLIKO KËTU), ku ka llogaritur të gjithë paratë që paguajnë individë të profesioneve të ndryshme duke nisur nga policët, deri tek bluzat e bardha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi lulzim basha taksa e sheshte 9% lulzim basha taksa e sheshte 9%

Sondazh

Poll