Ekonomi

E trashëguar me breza, njihuni me kovaçanin që po mban gjallë traditën në Berat: Nuk rri dot po nuk mora erën e dyqanit

27 Qershor 2020, 12:49 Nga DOSJA
E trashëguar me breza, njihuni me kovaçanin që po mban

BERAT-Tradita e kovaçanëve nuk ka humbur ende në qytetin e Beratit. Mjeshtërinë e vjetër në këtë qytet e ruan Hajdar Sharavolli. Ky i fundit i jep jetë çdo pajisjeje në punishten e tij në lagjen “Goricë”, përfshirë kazmat dhe lopatat.

Edhe pse tashmë është 65-vjeç dhe ka dalë në pension, Sharavolli vijon të farkëtojë hekurin, duke shndërruar çdo lloj metali pa formë. Kjo familje e ka trashëguar për tre breza zanatin e koavaçanit.

“E kemi pasur zanat nga gjyshi, xhaxhai, babai im. Jemi tre breza që punojmë. Çdo punë që më paraqitet, prodhoj vegla të reja, sëpata kazma. Kam 50 vjet që punoj në këtë zanat, tani jam në pension. Nuk rri dot po nuk mora erën e dyqanit, qymyrit. Dua që jem në lëvizje”, u shpreh ai.

Hajdari rrëfen se këtë punë e bën me të njëjtin pasion dhe dashuri, edhe pse nuk fiton të ardhura të mëdha. Tashmë ai  synon që të mësojë të rinjtë që tradita të mos humbasë, ndërsa djali i tij i vetëm nuk e ka trashëguar këtë mjeshtëri.

“Çuni im nuk e kishte me qef. Një djalë kisha. Punoj këtu e pa që skishte të ardhme, iku jashtë shtetit. Unë jam i gatshëm të mësoj të rinjtë, derisa ata të bëhen profesionistë. Ky zanati të mos humbasë. Tashi ndonjë fitim të madh nuk ka, çdo gjë blehet me lek, nuk ngelet ndonjë gjë e madhe”, tha Sharavolli.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale hajdar shvarolli kovacani ne berat hajdar shvarolli kovacani ne berat

Sondazh

Poll