Ekonomi

Ambasadorja amerikane mesazh politikës: Punësoni të rinjtë, klima e biznesit nuk u përkeqësua vetëm nga tërmetet…(DEKL

29 Qershor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Ambasadorja amerikane mesazh politikës: Punësoni të rinjtë,

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për klimën e biznesit në vendin tonë. Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim tha se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas një anketimi të publikuar nga Dhoma Amerikane, tha Kim, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

“Me rëndësi për vendin është punësimi i të rinjve. Përveç tërmeteve problem për biznesin është edhe pengesa strukturore. Një nga prioritetet e mia është rritja e investimeve amerikane në Shqipëri. Korrupsioni ndikon në ekonomi, pengësë gjithashtu është edhe klima politika dhe konkurrenca e pandershme. Pres të shoh më shumë vizion në këtë aspekt. Populli shqiptar kërkon rezultate.”,-tha Kim. 

Ambasadorja tha se shqiptarët janë të lodhur me deklarata, dhe sfidoi politikën dhe biznesit duke thënë se: Njerëzit janë të lodhur me deklarata. Ata duan zgjidhje. Si do të punësoni të rinjtë? Si do të thithni investimet? Njerëzit duan politika për të arritur një standart më të mirë jetese. Ju sfidoj që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. SHBA do t’ju mbështesë. 

Në aktivitetin ku mori pjesë ambasadorja Yuri Kim, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesë të të dy kaheve politike. Ervin Bushati nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dëgjuan deklaratat e ambasadores në lidhje me investimet dhe punësimin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi klima e biznesit ne shqiperi raporti i dhomes amerikane te tregtise yuri kim klima e biznesit ne shqiperi raporti i dhomes amerikane te tregtise yuri kim

Sondazh

Poll