Ekonomi

Përgjegjësia sociale e bizneseve, me njerëzit – për njerëzit dhe në kohë pandemie

25 Qershor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Përgjegjësia sociale e bizneseve, me njerëzit – për

Në kohën kur i gjithë globi është gjunjëzuar ndaj Corona Virus, përgjegjësia sociale e kompanive më në zë botërore është në kulmin e ndjeshmërisë.

Në të gjithë botën, qytete e shtete të tëra janë vet-izoluar për të mundësuar rrafshimin e kurbës së infektimit dhe transmetimit duke krijuar probleme serioze për ekonomitë e tyre për shkak të pezullimit të aktiviteteve të biznesit.

Kjo situatë e cila po jetohet e njëjtë kudo ka ndërgjegjësuar dhe njëherë se shëndeti vlen mbi gjithçka.

Në gati dy muaj, anë e mbanë globit janë parë krahë gjigantësh që përqafojnë virtualisht më të brishtët; janë parë shtete që edhe pse në të njëjtat kushte me të tjerët ndihmojnë ata më në nevojë; janë parë personazhe publik që ndërgjegjësojnë mbi rëndësinë e fitimit të kësaj beteje; janë parë nga të gjitha.

Shqipëria edhe pse një vend i vogël në Ballkan gjeti forcë për të ndihmuar si dhe mori mbështetje për të përballuar situatën.

Prej fillimit të krizës, një grup mjekësh dhe infermierësh shqiptarë shkuan në ndihmë të shtetit italian, ku lufta me Covid-19 kishte marrë përmasa të papërballueshme. Vlerësimet për këtë iniciativë i kaluan kufijtë e detit Adriatik që ndan dy vendet.

Por dhe Shqipëria nuk mbeti vetëm, pasi organizata ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, apo shtete si Amerika, Turqia, Kina, Hungaria, etj. e suportuan vendin tonë përmes ndihmave financiare dhe materialeve të domosdoshme jo vetëm për pacientët dhe stafin mjekësor, por dhe për shtresat e njerëzve në nevojë.

Pas nuk mbetën as bizneset ndërkombëtare që operojnë në vend, ndonëse aktiviteti i tyre e humbi ritmin e zakonshëm për një periudhë të gjatë kohe. Banka dhe institucione financiare kontribuuan në këtë situatë, duke mbështetur financiarisht përballimin e krizës. Kompanitë farmaceutike, si Novartis krahas dhurimit të materialeve mundësuan dhe ndihma ekonomike.

Edhe sektorë të tjerë biznesi kontribuuan me dhurime të ndryshme. Si për shembull kompania Philip Morris dhuroi pajisje mjekësore në mbështetje të luftës anti Covid-19 për Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, me vlerë 70.000 $.

Ndërkohë kompani të tjera, si Coca Cola me 6 milion lekë, kontribuuan përmes dhurimeve monetare për Shërbimin infektiv dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Mes tyre dhe shumë të tjerë, që dhe në kushte të vështira u gjenden pranë njerëzve dhe janë krahë tyre.

Ndërkohë që shkencëtarët e gjithë globit janë në luftë me kohën për zbulimin e vaksinës kundër Corona Virusit, përgjegjësia e sociale ka marrë mbi shpatulla peshën e përballimit të pandemisë, me shpresën se normaliteti është pas dere.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ekonomia pas koronavirusit ekonomia pas koronavirusit

Sondazh

Poll