Art&Argëtim

Mankthi i gënjeshtrës së 1 prillit, Justin Bieber kërkon falje ndaj fansave

3 Prill 2019, 17:13 Nga DOSJA
Mankthi i gënjeshtrës së 1 prillit, Justin Bieber kërkon

Një shtatzëni në familjen e tij të re, kjo ishte përmbajtja e fotos që Justin publikoi, por fansat nuk e pritën aspak mirë dhe nuk ishte fare për të qeshur.

Ditën e sotme, Justin u detyrua të kërkojë falje tek fansat sepse ata nuk ndaluan së komentuari veprimin e tij si shumë të pasjellshëm dhe aspak bukur.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë dhe unë jam një person që bëj shaka, kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve, të cilët nuk kanë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër për 1 Prillin kanë t’iu tregojnë prindërve që janë shtatzënë, kjo vetëm për të parë reagimin e tyre, por unë do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka. Është pikërisht si atëherë, kur unë i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ndodhi e kundërta, ajo qau.  Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar.”– shkruan Justin në postimin e tij.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz genjeshtra e 1 prillit hailey baldwin justin bieber genjeshtra e 1 prillit hailey baldwin justin bieber

Sondazh

Poll