Bota

Conte  e konfirmon: Shkollat në Itali hapen më 14 shtator, do të zbatohen të gjitha masat kufizuese për parandalimin e Cov

26 Qershor 2020, 20:21 Nga DOSJA
Conte  e konfirmon: Shkollat në Itali hapen më 14 shtator, do

ITALI- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte  ditën e sotme është shprehur se shkollat në Itali do të rihapen më 14 qershor. Ai ka shtuar se vendi është i përgatitur dhe se në shkolla do të merren të gjitha masat për të parandaluar infektimin e koronavirusit tek nxënësit.

 “Shkollat do të rihapen në këtë datë me një sërë masash, që supozohet të garantojnë distancimin shoqëror dhe sigurinë maksimale. Shkolla është në qendër të politikës së qeverisë. Qeveria ka punuar shumë me botën e arsimit në tërësi, për të përcaktuar udhëzime për rihapjen e shkollave. Ne jemi më të përgatitur me udhëzimet, për t’u kthyer më të sigurt në shtator. Kemi vënë në dispozicion një miliard euro shtesë për investime të mëtejshme në shkolla, të cilat do të na lejojnë të kemi një shkollë më moderne, më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. Dhe në ;Fondin e Rimëkëmbjes; një kapitull i rëndësishëm do t’i kushtohet ndërhyrjeve në shkolla’- tha kryeministri italian.

Kujtojomnë se shkollat në Itali u mbyllën që në mars të këtij viti e sakaq Conte a shtuar se kjo gjë ishte dhimbshme për qeverinë por megjithatë ka shtuar se nxënësit do të vazhdojnë mësimin normalisht edhe pse në klasa do të ketë shumë pak nxënës.

“Mbyllja e shkollave ishte një zgjedhje shumë e dhimbshme dhe askush të mos mendojë se qeveria e pati të lehtë ta merrte. Ne duam klasa më pak të mbushura, nuk tolerojmë klasat e tejmbushura me nxënës”– shtoi më tej Conte.

Direktivat e Ministrisë italiane të Arsimit parashikojnë një sërë masash për të parandaluar infektimin me COVID-19, përfshirë hyrje dhe dalje me radhë, klasa të veçanta për grupmosha të ndryshme nxënësish, orë mësimore 40-minutëshe në vend të 60, pjesërisht arsim në distancë, etj.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës 34.708 persona dhe janë infektuar ne total 239.961 persona.

Burimi;.money.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2020, 19:59

SHBA- Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Eçlestone ka shokuar sot me një intervistë që ka dhënë për mediat e hujaj në lidhje me racizmin.89 vje&cc...