Bota

Atentat me armë zjarri në mes të Meksikës për të vrarë shefin e policisë, humbin jetën tre persona, plagoset rëndë kr

26 Qershor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Atentat me armë zjarri në mes të Meksikës për të

MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku tre persona kanë ngelur të vrarë si pasojë e një   sulmi të organizuar për të vrarë  kreun e policisë së kryeqytetit të Meksikës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në një nga  zonat luksoze të Avenida Paseo de la Reforma, bulevardi që përshkon kryeqytetin e ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës Latine ku personat me maskë kanë lënë të vdekur rojet e kreut të policisë dhe një kalimtare ndërsa kryepolici Omar García Harfuch mbeti i plagosur.  Në disa foto të publikuar shihet se personat kanë gjuajtur me breshëri mbi makinën e kreut të policisë.

Ndërkohë kryebashkiakia Claudia Sheinbaum, tha se kreu i policisë u qëllua tre herë por që aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën sakaq ka shtuar se për këtë sulm janë arrestuar 12 njerëz.

Sipas mediave të huaja një gazetar meksikan është shprehur se se vrasësit, të cilët sipas raportimeve përdorën automatikë Barrett dhe garata dore, ishin fshehur në një kamion dhe ishin maskuar si punonjës të mirëmbajtjes rrugore. Ai tha se herën e fundit që kryeqyteti kishte dëshmuar një sulm të tillë ishte rreth 50 vjet më parë 1971.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meksike omar garcía harfuch meksike omar garcía harfuch

Sondazh

Poll