Bota

Ushtria e ‘El Chapos’ futet në veprim,  zëvendëson policinë, pushton rrugët  në zonat veriore të Meksikës

26 Qershor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Ushtria e ‘El Chapos’ futet në veprim,

MEKSIKË- Anëtarë të kartelit meksikan të El Chapo së fundmi mesa duket kanë  marrë kontrollin e një zone malore në Meksikë.

Kjo është bërë e ditës nëpërmjet disa fotove të publikuara nga vetë ata ku duket se patrullojnë lirisht rrugët me roje të armatosur rëndë. Pamjet e anëtarëve të kartelit famëkeq Sinaloa, i udhëhequr më parë nga lordi i drogave El Chapo, janë  bërë në shtetin verilindor të Durango. Pamjet tregonin një linjë të gjatë njerëzish të armatosur me mitralozë dhe jelekë anti-plumb, duke brohoritur: “Rroftë Durango.”

Rajoni malor meksikan njihet për prodhimin e opiumin e opiumit, kanabis dhe shpesh quhet me emrin ‘trekëndëshi i artë’  pasi aty bashkohen shtetet e Sinaloa, Chihuahua e Durango.

Mediat lokale thonin se karteli ka marrë nën kontroll zonën Durango për ta përdorur si seli të liderëve të saj dhe trupata ushtarak besohet se i përkasin Los Cabrera, krahu i armatosur i kartelit të Sinaloa, i drejtuar nga Jose Luis Cabrera Sarabia.

Kujtojmë se ish-lideri i tyre El Chapo u burgos përjetë në 2017 ne SHBA për trafik kokaine, heroine e marijuana si dhe në organizimin e disa vrasjeve gjatë kohës së drejtonte.

Burimi:.dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el chapo meksike el chapo meksike

Sondazh

Poll