Bota

“Bota u çmend” nga izolimi/ Eksperti suedez:Politikanët ranë pre e presionit, e tepruan me karantinën

26 Qershor 2020, 14:48 Nga DOSJA
“Bota u çmend” nga izolimi/ Eksperti suedez:Politikanët

SUEDI– Eksperti më i mirë i virusit në Suedi së fundmi ka thënë “bota u çmend” me karantinat e vendosura për koronavirusin.

Anders Tegnell, i cili këshilloi autoritetet e Suedisë që të shmangnin karantinën e plotë në favor të “imunitetit të tufës”, është shprehur se liderët botërorë ranë pre e presioneve politike nga paniku i krijuar.

Sipas tij duke vëpruar në këtë mënyrë ata dëmtuan ekonominë në një shkallë që tejkalon benefitet e fituara nga karantina e plotë. Tegnell po ashtu kritikoi edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi kjo e fundit e listoi Suedinë në 11 vendet ku përhapja e virusit po përshpjetohet. Sipas tij, OBSH i ka kuptuar gabim të dhënat.

Ai shtoi se rritja e rasteve javën e shkuar vjen si pasojë e rritjes së testeve të kryera, që do të thotë se rastet pa simtoma që më parë “shpëtonin” tashmë po numërohen

Suedia deri më tani ka konfirmuar 68,390 raste me Covid-19 si dhe 5,230 vdekje. Tegnell theksoi një rënie të të vdekjeve, pranimet në spital dhe pranimet e ICU si dëshmi se shpërthimi i koronavirusit në Suedi po zvogëlohet dhe sipas edhe pse janë shënuar shifra të larta në Suedi ekonomia e vendit mbeti e paprekur.

Shtetet jugore të SHBA-së, Brazili dhe India po shohin aktualisht një numër të madh të rasteve të cilat udhëheqësit në ato vende gjithashtu kanë fajësuar për testimin e shtuar.

Burimi:.dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anders tegnell koronavirusi ne bote anders tegnell koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll