Bota

E gjithë bota e tmerruar nga koronavirusi! Njihuni me shtetin ku njerëzit nuk kanë dëgjuar kurrë për Covid-19, ja arsyeja

25 Qershor 2020, 17:02 Nga DOSJA
E gjithë bota e tmerruar nga koronavirusi! Njihuni me shtetin ku

MIANMAR– Edhe pse e gjithë bota është gjunjëzuar për shkak të pandemisë së Covid-19 një vend në perëndimin e largët nuk di asgjë se çfarë po ndodh me përreth.

Bëhet fjalë për Mianmar vend i cili nuk është fare i informuar dhe as i prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit. Mediat e huaja kanë bërë me dije se kjo ka ndodhur falë  një mbyllje vjetore të internetit, sipas grupeve të të drejtave.

Qershorin e kaluar, qeveria e Mianmar, e udhëhequr nga Këshilltari Shtetëror Aung San Suu Kyi, ndërpreu qasjen në internet në nëntë qytetet e zonës për shkak të shqetësimeve se interneti ishte duke u përdorur për të ndezur përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve të Mianmar.

Në një qytezë u rivendos shërbimi i internetit në maj, por në tetë zonat tjera, me një popullsi të përgjithshme prej rreth 800,000 banorësh, u është ndërprerë informacioni. Human Rights Ëatch dhe Amnesty International thonë se bllokimi i zgjatur i internetit po e vë jetë në rrezik, jo vetëm sepse po i ndalon njerëzit të raportojnë abuzime të mundshme të të drejtave të njeriut por sepse i ka shkëputur ata edhe nga fushatat e shëndetit publik në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

“Me një konflikt të armatosur midis ushtrisë Myanmar dhe Ushtrisë Arakan në shtetin Rakhine në mesin e një pandemie, është e rëndësishme për civilët të marrin informacionin e nevojshëm për të qëndruar të sigurt,” tha në një deklaratë Linda Lakhdhir, këshilltare juridike e Azisë për Human Rights Watc,

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote mianmar koronavirusi ne bote mianmar

Sondazh

Poll