Art&Argëtim

Mbretëria e Bashkuar fillon testimin e vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit, 300 persona bëhen vullnetar

24 Qershor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar fillon testimin e vaksinës kundër Covid-19

BRITANI- Rreth 300 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar do të testohen vullnetarisht me vaksinën kundër koronavirusit. Ekspertët në Universitetin e Oksfordit kanë njoftuar se këto teste janë kryer më parë te kafshët ku vaksina ka shkaktuar një reagim efektiv imunitar.

Kathy, 39 vjeçare, ka qenë e para që ka pranuar të testohet me këtë vaksinë pasi donte që të kontribonte sadopak në luftimin kundër pandemisë së koronavirusit. Pas kësaj faze të parë, një proces tjetër po planifikohet për Tetor, ku do të përfshihen 6.000 persona.

Vaksina  bazohet në një qasje të re, duke përdorur fillesa sintetike të kodit gjenetik, të quajtur RNA, të cilat imitojnë virusin.

Sapo injektohet në muskul, ARN-vetë-amplifikon  duke gjeneruar kopje të vetvetes  dhe udhëzon qelizat e trupit të vet të bëjnë kopje të një proteine ​​spike që gjendet në pjesën e jashtme të virusit.

Kjo duhet të trajnojë sistemin imunitar të njohë dhe luftojë koronavirusin pa pasur nevojë të zhvillojë Covid-19. Ekipi thotë se një litër i materialit të tij sintetik do të jetë i mjaftueshëm për të prodhuar dy milion doza.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll