Art&Argëtim

Adrola Dushi sërish në moderim, modelja shqiptare prezanton konkursin e bukurisë bashkë me Xhesika Berberin, vajzat bëhen b

23 Qershor 2020, 19:04 Nga DOSJA
Adrola Dushi sërish në moderim, modelja shqiptare prezanton konkursin

TIRANE-Pasi moderoi ‘Kënga Magjike 2019’ duket se Adrola Dushit iu kanë hapur rrugë të reja në këtë fushë. Së fundmi është mësuar se modelja do të jetë në krye të prezantimit të një konkursi bukurie në vend.

Lajmin e bëri publik organizatori i “Miss Universe Albania”, Eduart Deda teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ në TvKlan. Ai foli për jetën e tij personale si edhe tregoi disa detaje në lidhje me konkursin e bukurisë, duke zbuluar se Adrola dhe Xhesika Berberi do jenë prezantueset e eventit.

Kjo është hera e parë që i shikojmë dy mikeshat e ngushta duke moderuar së bashku në televizion, pavarësisht se modelingu i ka bërë shumë herë bashke.

Deda tregoi se këtë vit, “Miss Universe Albania” dhe “Miss Universe Kosovo” do të mbahen së bashku me datën 18 të muajit shtator në “Adrion Palace”.

Përsa i përket emergjencës Covid-19, Deda u shpreh se po shpresojnë për më të mirën, që situata t’i kthehet normalitetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi mis universe modele xhesika berberi adrola dushi mis universe modele xhesika berberi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Qershor 2020, 15:14

VIDEO/ Ariu i murrmë viziton banorët e Radomirës

KUKËS– Radomira ka pritur një vizitor shumë të rrallë dhe të frikshëm për banorët. Ariu i Murrmë është parë së fundmi në zonën e Radomirës ku ka ngja...