Art&Argëtim

Meghan Markle në pritje të ëmbël për herë të dytë, mediat britanike: Dukesha po e mban të fshehtë

23 Qershor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Meghan Markle në pritje të ëmbël për herë të

AMERIKE-Sipas tabloideve britanike, dukeshka e Sussex është në pritje të fëmijës së dytë sipas disa të dhënave të konfirmuara.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë lajm, por ka zëra që qarkullojnë prej javësh, të cilët pretendojnë se Meghan Markle do ta bëje Archie-n me një motër, apo vëlla më të vogël.

Sipas thashethemeve, Meghan mund të jetë shtatzënë, pasi kohët e fundit ka regjistruar video ku i duket vetëm fytyra. Ndër to mund të përmendim edhe video mesazhin për Save The Children, me rastin e ditëlindjes së Archiet më 6 maj.

Sipas ‘New Idea’ mendohet se Markle po përdor këmisha të gjera për të fshehur ndryshimet e shtatzënisë dhe me sa duket kjo gjë paska ngjallur dyshime.

Në fakt nuk është e qartë nëse çifti ka dashur, apo jo një fëmijë të dytë. Kjo pasi pak para se të largoheshin nga familja mbreterore, në një intervistë princ Harry ka deklaruar se ai dhe gruaja e tij do të kishin dy fëmijë, dhe jo më shumë “për të mos ndotur planetin”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dukesha meghan markle shtatzënë dukesha meghan markle shtatzënë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Qershor 2020, 15:14

VIDEO/ Ariu i murrmë viziton banorët e Radomirës

KUKËS– Radomira ka pritur një vizitor shumë të rrallë dhe të frikshëm për banorët. Ariu i Murrmë është parë së fundmi në zonën e Radomirës ku ka ngja...