Art&Argëtim

Ledri Vula hap zemrën, flet pa doreza për dashurinë me Sara Hoxhën: Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë, s

23 Qershor 2020, 18:01 Nga DOSJA
Ledri Vula hap zemrën, flet pa doreza për dashurinë me Sara

KOSOVE– Ledri Vula ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën, të cilët pritet të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Së fundmi Ledri ka rrëfyer si është njohur me partneren.
I ftuar në ‘NIN’ ai ka treguar se historia e tyre lindi krejt rastësisht. Ledri thotë se disa shoqe të saj që e kishin qejf si këngëtar shkuan ta takonin në prapaskenë dhe reperit i pëlqeu me shume Sara.

Mirëpo çfarë kishte Sara që rrëmbeu zemrën e tij?

Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec. Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë..“- vazhdoi Ledri, ndërkohë që i lexohej në sy dashuria qe ka për Sarën.

Ndër të tjera, Ledri zbuloi se kënga ‘Trandafil i zi’ është një dedikim për Sarën dhe njëkohësisht e preferuara e saj. Kënga erdhi si inspirim pas 7 ditëve që kaluan së bashku në Brezovicë duke ndjekur serialin ‘Game of Thrones’.

Ledri foli dhe për faktin se dëshiron një bebe pasi të gjithë miqtë e tij janë bërë tashmë prindër.

Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve. Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë.

Kujtojmë se në media përflitet se Sara është në muajt e pare të shtatzanisë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë. Pra me pak fjalë, Ledri do e provojë shumë shpejt ndjesinë e të qënit baba.

MINUTA:14:00

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ledri vula lidhje reper sara hoxha ledri vula lidhje reper sara hoxha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Qershor 2020, 15:14

VIDEO/ Ariu i murrmë viziton banorët e Radomirës

KUKËS– Radomira ka pritur një vizitor shumë të rrallë dhe të frikshëm për banorët. Ariu i Murrmë është parë së fundmi në zonën e Radomirës ku ka ngja...