Bota

Humbin jetë edhe dy pacientë me COVID-19 në Kosovë, një prej tyre kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese

22 Qershor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Humbin jetë edhe dy pacientë me COVID-19 në Kosovë, një

KOSOVË- Është rënduar sërish bilanci i COVID-19 në Kosovë. Sipas spitalit të Prishtinës, sot në mbrëmje kanë humbur jetën dhe dy pacientë të tjerë.  Deri tani mësohet se njëri ka vdekur pasi është prekur nga Covid-19, ndërsa për tjetrin pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori pasi i njëjti kishte edhe dy sëmundje tjera shoqëruese. Pacienti i parë është Xh.R. nga Gjilani. Ai përvec Covid-19 ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë. Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.

Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese”, është ky njoftimi për mediat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2020, 20:50

Marrëveshja e fundit atomike mes SHBA-Rusi

Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në V...

Bota 22 Qershor 2020, 19:29

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ditën e...