Art&Argëtim

Sot një yll në modeling, dikur Adrola Dushi shiste në treg: Isha një vajzë e burgosur, dy vëllezërit më ruanin

21 Qershor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Sot një yll në modeling, dikur Adrola Dushi shiste në treg: Isha

TIRANE– Modelja e njohur Adrola Dushi është rikthyer në Shqipëri për ti’u rikthyer punës së saj të modelingut dhe teksa ka ardhur në kryeqytet është bërë pjesë e intervistave aty ku ka zbuluar detaje të reja në lidhje me jetën e saj.

E ftuar në “Pop Culture”, ajo ka folur për fëmijërinë e saj në Rrëshen dhe ka zbuluar punën e parë që ka bërë. Nëse mendonit se Adrola ka punuar që në fillim si modele e keni gabim pasi ajo ka zbuluar se puna e saj e parë ka qënë në treg aty ku shiste krah nënës së saj.

Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. Absolutisht asgjë! Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë ‘e burgosur’, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë, shtëpi”, ka thënë Adrola me të qeshur, duke shtuar: “Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar në Rrëshen.

Më tej, ajo ka treguar edhe ndryshimin që i është dashur të bëjë kur ka ardhur për të jetuar në Tiranë.

“Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t’i bësh disa gjëra, sepse duhet t’i bësh! Por Olën e dua jashtëzakonisht shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenë një gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s’jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, ka treguar modelja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi modele treg adrola dushi modele treg

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Qershor 2020, 17:33

TIRANË– Ditën e sotme modelja, Adrola Dushi ka qenë e ftuar në Pop Culture me Dojna Memën ku ka folur rreth familjes së saj dhe divorcing nga bashkëshorti....