Art&Argëtim

Covid-19 nuk do zhduket lehtë/ Këngëtarja shqiptare dezinfekton edhe ushqimin para se ta konsumojë, reagimet e fansave

20 Qershor 2020, 15:37 Nga DOSJA
Covid-19 nuk do zhduket lehtë/ Këngëtarja shqiptare dezinfekton

TIRANË– Koronavirusi ka ndryshuar pothuajse gjithçka nga jeta e njerëzve, pasi rregullat e forta për të frenuar përhapjen masive të virusit do të duhet të ndiqen edhe për shumë kohë, të paktën derisa virusi të  zhduket totalisht.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe shumë personazhe të njohur përmes rrjeteve sociale por jo vetëm kanë ndarë me publikun praktikat e reja që po ndjekin me përhapjne e Covid-19.

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha ka çuditur fansat me foton e fundit në Instagram ku shfaqet duke dezinfektuar ushqimin që po konsumonte.

“Kujdes po! Panik jo!”- ka shkruar këngëtarja krahas postimit ku sigurisht është vetëm në shaka mes kësaj gjendje të vështirë në të cilën gjendemi si shkak i pandemisë.

 

Poshtë kësaj fotoje  shumë fansa i kanë komentuar Mihrijes të bëjë kujdes, sepse   dezinfektuesi nuk përdoret për ushqime dhe mund të jetë helmues.

Ndërkohë teksa ka qenë e ftuar më herët në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” në Top Channel,  Mihrija ka treguar se gjatë peridhës së karantinës  ka qëndruar në shtëpi me bashkëshortine saj Naimin.

“Kemi pasur momente kur kemi thënë të na kishin mbyllur kështu ditët e para të dashurisë sonë. Ta kishim pasur shtëpinë tonë vetëm për vete. Por edhe tani mirë e kaluam.”– është shprehur ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz #mihrije braha #mihrije braha

Sondazh

Poll