Art&Argëtim

A i infektoi miqtë e tij? Flet menaxheri i “Babastars” që u prek nga COVID-19: Ballafaqimi me virusin është i lehtë, po

21 Qershor 2020, 06:54 Nga DOSJA

KOSOVË- Menaxheri i  ‘Babastars’, Dekorim Sahiti, i cili rezultoi i infektuar me COVID-19, ka dhënë së fundmi një lajm të mirë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka treguar se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të kanë rezultuar negativë.

“Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19.”, shprehet ai.  Po kështu, ai  thekson më tej se i gjithë stafi i restorantit të tij “MOMO” ka dalë negativ, por bën apel që të gjithë të tregojnë kujdes.

 Reagimi i plotë i Dekorit:

Familjarë, shokë dhe shoqe … Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19.

Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi. Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi “Momo” si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ ????.

Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe ne që po ballafaqohemi me këtë virus ta kalojmë sa më lehtë e t’i kthehemi normalitetit. Ju don Dekori, shihemi së shpejti?? Kujdes po, panik jo. 

Më 16 qershor, Dekorim Sahiti dha vetë lajmin në rrjetet sociale se ishte prekur nga COVID-19. Ai u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar në banesën e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dekorim sahiti  koronavirusi ne kosove dekorim sahiti  koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Qershor 2020, 17:33

TIRANË– Ditën e sotme modelja, Adrola Dushi ka qenë e ftuar në Pop Culture me Dojna Memën ku ka folur rreth familjes së saj dhe divorcing nga bashkëshorti....