Art&Argëtim

Mirësevjen stina e verës! Sot ndodh solstici i verës, dita bëhet më e gjatë në hemisferën veriore

20 Qershor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Mirësevjen stina e verës! Sot ndodh solstici i verës, dita

Sot është një datë e veçantë pasi  sot shënohet ardhja e stinës së verës dhe gjithashtu që nga sot dita fillon të zgjatet.  Sot në orën 23,44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta.

Njihet si Solstici Veror, ku ai zakonisht vjen në 21 qershor, por në varësi të ndërrimit të kalendarit, ndonjëherë ndodh ndërmjet 20 qershorit dhe 22 qershorit, si këtë here.

Sipas astronomëve, sezoni i verës fillon sot, por për meteorologët, vera fillon zyrtarisht më 1 qershor, ndërkohë për ta pritur edhe më mirë verën dielli do të shfaqet me një eklips unazor.

Fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi, bashkimi i fjalës “diell” dhe “sistere”,  “ndalesë”, dhe i referohet faktit se në 21 qershor dielli shfaqet shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e rrezatimit të tij.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete solstici veror solstici veror

Sondazh

Poll