Art&Argëtim

Ndarja e tyre bëri bujë! Flet për herë te parë Angelina Jolie për divorcin me Brad Pitt: Ishte vendimi i duhur, u ndava se

20 Qershor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Ndarja e tyre bëri bujë! Flet për herë te parë Angelina

AMERIKË- Aktorja e njohur Angelina Jolie ka folur për herë të parë lidhur me divorcin nga Brad Pitt. Së fundmi në një intervistë për “Vogue India”aktorja ka rrëfyer se  vendimi mbi divorcin ka ardhur për hir të mirëqënies së fëmijëve, dhe i gjithë fokusi i saj tashmë janë ata.

 “Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ta”, u shpreh aktorja.

Këngëtarja i ka thënë të gjitha në intervistë ku ka përmendur dhe heshtjen pas ndarjen me aktorin e njohur duke treguar se për këtë një faktor kryesor ka qenë media

 “Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”, ka shtuar më tej Angelina.

Ndër të tjera ka folur në lidhje edhe me fëmijët e cila është shprehur se ndihet shumë me fat që është nënë e dy djemve të birësuar. Ajo ka treguar se me djemtë nuk flet asnjëherë për shtatzëni, por përshkruan gjithmonë momentin kur i pa për herë të parë.

“Fjalët ‘jetimore’ dhe ‘birësim’ janë terma shumë të dashur për familjen tonë”,– ka shpjeguar Jolie.

Burimi:news.sky.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie brad pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll