Art&Argëtim

“Flor Binaj ka infektuar me Covid-19 qytetin e Përmetit”, aktori i revoltuar pas lajmit: Kam qenë që në datë 7. Lojë e

20 Qershor 2020, 12:21 Nga DOSJA
“Flor Binaj ka infektuar me Covid-19 qytetin e Përmetit”,

TIRANË– Dy ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur i portokallisë, Flor Binaj është i infektuar nga koronavirusi. E pas publikimit të këtij lajmi aktori bëri një reagim përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se testi i ka rezultuar pozitiv, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë apo simptomë.

Ndërkohë ditën e sotme, aktori ka reaguar për lajmet e publikuara në media, duke ju referuar Report Tv, për lajmin e infektimit të tij.

Nisur nga lajmi se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një party, aktori kundërshton që të  ketë qenë  në Përmet paranjë jave, por ai thekson se atje ka shkuar më datë 7  qershor, ku shton më tej se nuk ka qenë në asnjë party dhe s’ka takuar asnjë person që nuk njeh.

E më tej ai ka thënë se kjo është një lojë e shpifur, dashakeqëse dhe e turpshme. Në fund ai thotë se e vërteta do të dalë në shesh dhe shumë shpejt “Report Tv” do të përballe në gjykatë me të.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz florjan binaj me covid florjan binaj me covid

Sondazh

Poll