Aktualitet

‘Hijet e një Gjenerali’/ Shuarja e Nehat Kullës dhe grabitja e bankës nga djali si te ‘La Casa de Papel’, vepra e “

16 Qershor 2020, 18:45 Nga DOSJA
‘Hijet e një Gjenerali’/ Shuarja e Nehat Kullës dhe

TIRANË- Vdekja e Nehat Kullës i jep fund një historie gati 30-vjeçare të një prej të fortëve më famëkeqë në Shqipëri. Teksa u zbardh edhe vdekja, sesi COVID i mori jetën pas një aventure nga burgu në një Gjeneral të 1997-ës, një tjetër ngjarje ka shpëtuar pa vëmendjen e duhur. Më 2016, kohë kur Netflix s’kishte nisur xhirimet e La Casa de Papel, në Tiranë ndodh grabitja e vetme që mund t’i afrohet skenarit të kohës.

Më 8 gusht 2016, në zhegun e vapës, Robert Kulla, i njohur si “Kulla Junior”, bashkë me Roland Litin dhe Alan Babametën, realizuan grabitjen e vitit! Banda e Babagjyshëve do të ishin amatorë para tyre. Përmes hapjes së një tuneli nga një ndërtesë ngjitur me një bankë në ish-bllok, ata morën një sasi prej 200 milionë lekë. Ata çanë murin dhe u futen direkt në dhomën e kasafortës së bankës, nga ku morën kartëmonedhat.

Si u zbuluan nga gjurmët e gishtit në bidonin e ujit… vapa apo pakujdesia?

Tri javë pas ngjarjes, u arrestuan të tri të rinjtë pasi u tradhtuan nga gjurmët e gishtave. Ato u gjetën në një bidon uji që u sekuestrua nga policia në bodrum, e kjo solli dekonspirimin e grabitjes spektakolare.

Tentativa e grabitjes u sinjalizua disa herë nga alarmi i bankës, por rojet private dhe eprori i tyre dhe pse shkuan pranë kasafortës nuk mundën të zbulonin se ata kishin punuar poshtë tavanin me kriko makine duke hapur një zgavër.

Pas identifikimit, në prangat e policisë ranë Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, Alan Babamato, 23 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar, Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8 vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje.

Ky ishte edhe rikthimi plot lavdi i emrit të Kullajve në faqet e para të mediave, ndërsa “Kulla Junior” u lirua për mungesë provash.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nehat kulla vdes nehat kulla nehat kulla vdes nehat kulla

Sondazh

Poll