Art&Argëtim

Ismail Kadare nuk ndalet as në kohë pandemie/ Fiton çmimin e rëndësishëm në festivalin “Prozart 2020”, ka një mesazh

16 Qershor 2020, 17:42 Nga DOSJA
Ismail Kadare nuk ndalet as në kohë pandemie/ Fiton çmimin e

PARIS– Shkrimtari i madh dhe shumë i njohur Ismail Kadare ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm. Mësohet se ai ka marrë çmimin për kontributin autorial në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit  në festivalin internacional të letërsisë “PRO-ZA Ballkan”, i cili nuk është zhvilluar si në vitet e tjera për shkak të pandemisë por çmimi i është dërguar Kadaresë në në shtëpinë e tij në Paris.

Ndërkohë vetë shkrimtari ka reaguar për çmimin e rëndësishëm përmes një letre ku ka shprehur  falënderim për mirënjohjen e marrë, si dhe ka dhënë një mesazh për lexuesit duke u thënë që gjatë kësaj kohë të ‘zhyten’ në letërsi dhe të lexojnë vepra që do t’u kalojnë stresin.

“Kuptohet se më paraqet rëndësi të madhe që çmimi ‘Prozart’ e madhështon letërsinë e Ballkanit dhe jam i nderuar që bëj pjesë në shoqërinë e laureatëve të deritanishëm të kësaj mirënjohjeje. Lexuesit e veprave të mia, ndoshta fillimisht më kanë konsideruar shkrimtar shqiptar dhe kjo është mjaft e arsyeshme. Ata ndoshta më konsiderojnë edhe autor i cili hulumton ngjarje të caktuara të historisë të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për rajonin ballkanik, si Shekspirin, tragjedinë greke, Luftën e Dytë Botërore, aferën Pasternak. Mund të shtoj se letërsia e Ballkanit është letërsi globale sepse aq shumë autorë ballkanikë, duke më përfshirë edhe mua, lexohen me përkthim. Aq më tepër, çështjet tona rajonale janë çështje globale, ku për shembull, përfundon Evropa? Nuk bëhet fjalë për çështje, në të cilën letërsia e Ballkanit apo cila do tjetër, mund të përgjigjet me definicion, por është çështje në të cilën letërsia dhe historia u treguan fascinante. Shpresoj se lexuesit do ta shfrytëzojnë mundësinë të zhyten në letërsi në këto momente të pakëndshme”, ka shkruar mes tjerash, në letrën e tij, Kadare.

Burimi:mia.mk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ismail kadare ismail kadare

Sondazh

Poll