Art&Argëtim

Nuk kishte para për një biletë avioni/ Modelja braziliane tregon jetën e vështirë në fëmijëri, i ati i braktisi…

16 Qershor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Nuk kishte para për një biletë avioni/ Modelja braziliane tregon

SHBA– Modelja e famshme me origjinë braziliane, Adriana Lima e cila u zhvendos nga   Brazili në New York kur ishte vetëm një 17-vjeçare, por  për një  kohë shumë të shkurtër ajo u bë një personazh i njohur në mbarë botën dhe një emër mjaft i pëfolur.

Me forma trupore perfekte, 39-vjeçarja pohon se e gjitha është falë sportit dhe palestrës që ajo bën rregullisht për të pasur një trup sa më të mirë.

Ylli  i Victoria’s Secret prej vitit 2000, është bërë pjesë e të gjitha prezantimeve të  këtij brandi për 18 vjet me rradhë, derisa në 2018 ajo hoqi dorë nga kompania ku edhe u bë e njohur.

Tashmë 39-vjeçarja është një nënë e përkushtuar e dy vajzave, Valentina dhe Sienna, dhe një sportdashëse e cila përmes postimeve në Instagram ajo ka treguar se nuk e ka problem të postojë foto në palestër dhe me pa makijazh.

Sot ajo është një femër mjaft e suksesshme, por vitet e fëmijërisë së saj nuk kanë qenë aspak të lehta. Ajo ka lindur në vitin 1981 në Brasília, Brazil, ndërsa e ëma e saj ishte asistente sociale. Por fatkeqësisht i ati e braktisi që kur ishte fëmijë, prandaj ajo u rrit e vetme nga e ëma.

Kështu prej moshës 13-vjeçare ajo fitoi konkursin “Supermodel of Brazil”, dhe në 1996, doli e dyta në “Supermodel of World”.

Tre vjet më pas u vendos në New York, ku dhe arriti kulmin e suksesit të karrierës së saj. Përveçse ajo firmosi me Victoria’s Secret, ishte e kërkuar edhe në pasarelat e Vera Wang, Georgio Armani, Valentino, si dhe u bë dhe imazhi i Guess.

Sot me kaq sukses dhe famë që ajo ka, modelja braziliane tregon sesa të varfër ishin, dhe se nuk kishte pasur para për të blerë një biletë avioni. Edhe sot ajo e kujton si një prej momenteve më të  bukura fluturimin në New York.

Burimi: Body

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adriana lima new york adriana lima new york

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Qershor 2020, 17:25

AMERIKE– Gjate audicioneve te ‘The Voice” këngëtarja e njohur australiane, Delta Goodrem është vene në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.Gjatë audicioneve...