Bota

“Ai ishte një pedofil”, ish-kryeshërbëtorja lëshon deklaratën bombë për Michael Jackson: Si lahej me fëmijë të zhv

7 Shkurt 2019, 22:15 Nga DOSJA
“Ai ishte një pedofil”, ish-kryeshërbëtorja

Michael Jackson ishte një pedofil grabitqar që abuzonte seksualisht me dhjetëra fëmijë, filmonte takimet e tij të sëmura dhe i mbante videot në një bibliotekë të fshehtë në shtëpinë e tij Neverland,”- kështu e nis deklaratën e saj ish-kryeshërbëtorja e këngëtarit të ndjerë për Daily Mail.

Adrian McManus tregon më tej se shtëpia e mbretit të POP-it ishte e mbushur gjithandej me vazelinë. Ajo thotë se gjente kudo vazelinë, në banjo, pothuajse në çdo sirtar të mundshëm dhe madje edhe në katin e dytë të shtëpisë.

McManus pretendon se ylli, i cili është akuzuar për abuzime serioze seksuale në një dokumentar të ri tronditës, ka parë dhjetëra djem të rinj që vizitonin shtëpinë e Jackson. Përgjatë viteve që ka punuar aty. 56 vjeçarja tregon më tej se shpesh herë gjente rrobat e këngëtarit në xhakuzi së bashku me të brendhsme fëmijësh.

“Unë nuk e pyeta kurrë, sepse ai ishte shefi im dhe unë duhej të bëja vetëm atë për të cilën paguhesha,”- shprehet ajo. “Gjatë fundjavës kisha shumë punë, pasi Michael ftonte shumë djem për mbrëmje dhe të nesërmen ishte pothuajse e gjithë shtëpia rrëmujë. Shikoja fëmijë që ende vërdalliseshin pa rroba nëpër shtëpi dhe nuk e kuptoja përse,”- tregon ajo më tej.

Vajza e saj gjithashtu ka parë skena të çuditshme. Adrian tregon se e bija ka parë një herë këngëtarin të masturbohej mbi libra dhe një herë tjetër ylli botëror i kishte kërkuar të bijës së krye-shërbëtores të mblidhte foto të foshnjave të zhveshura dhe t’i vendoste në dhomën e tij për zbukurim.

I cilësuar si Mbreti i Popit, Michael Jackson është dyshuar dhe akuzuar gjithmonë për abuzime seksuale me të mitur, por pa rezultat. Së fundmi është publikuar edhe dokumentari tronditës “Leaving Neverland” ku shihen detajet dhe preferencat e Jackson për të miturit. Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 si pasojë e një arresti kardiak.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abuzime seksuale me te mitur adrian mcmanus leaving neverland michael jackson abuzime me femije michael jakcson abuzime seksuale me te mitur adrian mcmanus leaving neverland michael jackson abuzime me femije michael jakcson

Sondazh

Poll