Politike

Masakra e 2 prillit/ Mbesa e Nazmi Kryeziut: Autorët shpërblehen me poste shtetërore

2 Prill 2019, 09:01 Nga DOSJA
Masakra e 2 prillit/ Mbesa e Nazmi Kryeziut: Autorët shpërblehen me

SHKODËR– Në memorialin e 2 Prillit, familjarë dhe figura të Partisë Demokratike kanë nderuar katër dëshmorët e demokracisë.

Një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela e cila ka bërë apel për kapjen e autorëve dhe jo shpërblimin e tyre me poste shtetërore.

Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Por dhimbja mbetet e njëjtë. Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është fakti që autorët shpërblehen me postet më të larta shtetërore. Kjo ditë na thërret për t’u ngritur kundër rilindjes së kuqe komuniste. Kjo është një ditë ku duhet të zgjedhim midis njerit dhe anti-njeriut, dritës dhe errësirës. Është koha të tregojmë se në cilën anë jemi rreshtuar.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(k.m./dosja.al)                            

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 2 prill 1991 adela kryeziu nazmi kryeziu pd shkoder 2 prill 1991 adela kryeziu nazmi kryeziu pd shkoder

Sondazh

Poll