Bota

Humb jetën 71-vjeçari nga Prizreni/ Shkon në 32 numri i viktimave në Kosovë 

13 Qershor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Humb jetën 71-vjeçari nga Prizreni/ Shkon në 32 numri i

KOSOVË– Në 71-vjeçar nga Prizreni, i infektuar me COVID-19, ka humbur jetën ditën e sotme dhe numri në total i viktimave në Kosovë ka shkuar në 32 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor  Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare ku ka deklaruar se ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

ndërkohë Klinika infektive ka bërë të ditur se në spital 18 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensiv dhe 2 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i Plotë 

Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile.12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...