Bota

Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati shfaqet në Chikago, ja cila është tema që trajtohet 

13 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati shfaqet në Chikago,

AMERIKË- Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Universitetin DePaul në Chikago, po organizon një seri aktivitetesh online. Aktiviteti i radhës do të jetë shfaqja e filmit “Zana”, i regjisores shqiptaro-amerikane Antoneta Kastrati.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i katedrës së Albanologjië dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani, i cili përmes një publikimi në rrjetet sociale shkruan: “Zana”, një nga filmat më të fuqishëm që kam parë. “Zana” është një kryevepër.

Një përzierje e fuqishme dhe unike e realizmit dhe surrealizmit, historisë dhe alegorisë. Një eksplorim i thellë i traumës dhe luftës në Kosovë: që dhemb dhe shëron në të njëjtën kohë, ashtu si të gjitha artet e mëdha. Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Universitetin DePaul në Chicago do të zhvillojë një aktivitet tjetër kulturor me shfaqjen e filmit Zana.”

Shfaqja e filmit do të vijohet me një panel diskutimi me regjisoren e këtij filmi si dhe producenten Sevdije Kastrati. Filmi “Zana” është shfaqur edhe për komunitetin shqiptar në Kanada.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora antoneta kastrati antoneta kastrati

Sondazh

Poll