Art&Argëtim

Ndryshimi i orës/ Fakte interesante që duhet t’i dini patjetër

1 Prill 2019, 15:44 Nga DOSJA
Ndryshimi i orës/ Fakte interesante që duhet t’i dini

Ndryshimi i orës, njihet si kursimi i ditës ose natës në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri e Bashkuar, Bashkimi Evropian është avancimi i orëve gjatë muajve të verës, kështu dita zgjat më shumë dhe mbrëmja më pak.

Këtë të dielë, akrepat shkuan një orë përpara mes natës së të shtunës 28 mars dhe së dielës 29 mars, nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim ore është cilësuar si ndryshimi i fundit që do të ndodh, pasi në vendimin e Parlamentit Europian ora nuk do të ndryshojë më. BE ka pranuar se të 28 shtetet aktualisht ndryshojnë orën e verës, të dielën e fundit të muajit mars, dhe të dielën e fundit të muajit tetor me nisjen e stinës së dimrit.

Ben Franklin ishte një nga personat e hershëm që ra dakort për ndryshimin e orëve.

Shpikësi i famshëm diskutoi për herë të parë ndryshimin e orëve në vitin 1784 kur shkroi një ese me titull “Një projekt ekonomik për zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë” në ‘The Journal of Paris’. Një nga arsyet që ai sugjeroi? Ndryshimi i orës do të ruante përdorimin e qirinjëve.

Ndryshimi ndodh në kohë të ndryshme në vende të ndryshme.

Jo të gjithë shtetet e ndryshojnë orën në të njëjtën datë, gjë që mund të bëjë konfuz shumë telefonues në vende të tjera. Për shembull, Brazili tashmë ka ndryshuar orët e tij të shtunën e tretë të muajit tetor. Izraeli zakonisht e ndryshon orën në të dielën e fundit në tetor.

Prodhuesit e ëmbëlsirave e shijojnë më shumë. 

Sa më të gjata orët e ditës në vjeshtë do të thotë më shumë kohë për fëmijët që të shkojnë për të blerë ëmbëlsira apo për një piknik. Në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara filluan të shtyjnë ndryshimin e kohës deri pas pushimeve. Në vitin 1986, këto kompani vlerësuan se fitimet kishin arritur vlerën 100 milionë dollarë.

Televizionet nuk e shijojnë aq shumë ndryshimin.

Zonat më të hershme të diellit nënkuptojnë se më shumë njerëz do të vijnë në shtëpi pas punës dhe do të vendosin të shijojnë episod të ri televiziv apo TV show. Audienca në muajt e pranverës zakonisht bie ndjeshëm.

Arizona dhe Hawaii nuk e ndryshojnë orën. 

Arizona nuk e ka ndryshuar orën që nga viti 1968. Në Hawaii, ky vendim për të mos ndryshuar orën erdhi si një vendim shumë praktik, e kjo gjë nuk ndikon aspak në gjerësinë tropikale të Hawaii-t.

Ruan energjinë. 

Një studim nga Departamenti Amerikan i Transportit tregoi se përdorimi i energjisë elektrike është ulur me 1% çdo ditë. Edhe pse një studim nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara gjeti të kundërtën, studimi i profesorit, Matthew Kotchen grumbulloi të dhëna për 250,000 familje dhe vlerësoi se ndryshimi ka ndodhur me 4%.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fakte interesante per ndryshimin e ores ndryshimi i ores fakte interesante per ndryshimin e ores ndryshimi i ores

Sondazh

Poll