Art&Argëtim

Debati Flori- Sabri, Ermal Fejzullahu ka një koment për këtë: I kërkova të fshi postimin, ishte kot

1 Prill 2019, 14:14 Nga DOSJA
Debati Flori- Sabri, Ermal Fejzullahu ka një koment për

Ditë më parë, Këngëtari Sabri Fejzullahu, gjatë një interviste, u shpreh se Flori Mumajesi i ka blerë klikimet, sepse sipas tij është e çuditshme që të arrijë 3 milionë për 1 ditë.

Menjëherë, Flori reagoi ndaj kësaj deklarate me një postim në Instagram, por me sa duket kjo çështje nuk është mbyllur ende, edhe Sabri Fejzullahu e kishte një përgjigje për Florin.

I ftuar në “1 kafe prej sh`pisë”, Ermal Fejzullahu është pyetur se si është ndjerë për këtë debat.

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur. Më ka ardhur keq për të dyja palët. Ndoshta një plak 75 vjeç mund të lëshojë ndonjë fjalë pa lidhje. Më ka ardhur keq nga Flori, pasi ka bërë një reagim që nuk i kishte hije duke marrë parasysh moshën, karrierën dhe zhargonin që kishte përdorur në atë postim. Më është dukur i ulët. Kam kontaktuar me Florin dhe i kam thënë të lutem ki parasysh moshën e babait tim. Ti mund të jesh ndjerë i ofenduar, s’di a ke mizën pas veshi, por të lutem ta fshish atë postim. Mirëpo, sido që të jetë jeta është e gjatë, i uroj atij shëndet dhe sukses”, -ka përfunduar ai komentin e tij për këtë çështje.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal fejzullahu flor mumajesi sabri fejzullahu ermal fejzullahu flor mumajesi sabri fejzullahu

Sondazh

Poll